Përse u lanë jashtë 5 senatorët? Reja e sqaron: Për Hysajn më tha Napoli, te Balaj nuk kam çfarë shoh më

Shqipëria ka publikuar listën për ndeshjet e radhës që do të luhen në muajin tetor. Në të bie në sy mungesa e pesë veteranëve, ndërsa janë aktivizuar shumë talente të reja. Në konferencën për shtyp Reja ka shpjeguar se mungesa e veteranëve nuk ka ardhur për ndonjë dënim, por vetëm zgjedhje teknike dhe projekti i Kombëtares që bazohet tek të rinjtë.

“Ne jemi në një moment të vështirë sidomos për shkak të pandemisë. Ne konsiderohemi si zonë e kuqe dhe është e vështirë për klubet që të lënë lojtarët e tyre që t’i bashkohen Kombëtares. Napoli më kërkoi që të mos e marrë Hysajn pasi kanë dalë disa raste pozitive me Koronavirus.

Roshi është i dëmtuar, Cikalleshi nuk është në gjendjen fizike më të mirë, Balajn e njoh dhe nuk kam se çfarë të shtoh tjetër tek ai, prandaj e kam lënë në shtëpi. Unë kam firmosur kontratën me Dukën dhe projekti ishte Europiani i 2024. Për këtë arsye kam marrë shumë futbollistë të rinjë që të jenë më të pjekur pas 4 vitesh.

I kam marrë edhe më përpara këta të rinjë dhe nuk i kam aktivizuar, por ashtu është e kot nëse rrinë në stol. Ky është momenti më i mirë që këta talente të aktivizohen dhe të shohim aftësitë e tyre”, ka thënë Reja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online