E përmbysi Real Madrid, trajneri i PSG çudit dhe akuzon rëndë: Na eliminoi arbitri dhe VAR! Nuk e besoj dot, si ndodhin këto në 2022?

Reali i Madridit arriti që të përmbys PSG me shifrat 3-1 për të kaluar më tej në Champions League. Por nëse mendoni se trajneri Pochetino do të bënte një autokritikë pas kësaj ndeshje të humbur, gaboheni. Menjëherë është gjetur “ngushëllimi” te arbitri, për më tepër, duke i veshur gjithë përgjegjësinë. Sipas trajnerit të PSG, goli i parë i Realit ishte tërësisht i parregullt pasi Benzema ndërhyri keq ndaj Donarumas dhe ishte pikërisht ky moment që ndryshoi lojën.

“Është e thjeshtë, goli i parë i Realit ndryshoi lojën. Në aksionin e golit ka një gabim të pastër. Nuk e di se çfarë po bënte gjyqtari i VAR-it sepse ka një faull ndaj Donarumës. Është turp. Pas kësaj situate, ndryshoi loja. Ishim për 60 minuta më mirë se Reali dhe pastaj ndryshoi gjithçka. Sigurisht që gabuam dhe ne, por është e pamundur të mos flasim për këtë gabim të madh të arbitrave në VAR. Nuk kam për ta falur. E çfarë mund të them unë pas kësaj? Është e habitshme sesi ndodhin këto gjëra në 2022, nuk e besoj dot”, tha Pochetino. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online