“E përmbys me “Loro Boriçin”, Vioresin Sinani e ka bindje kualifikimin e Vllaznisë: Do t’i gjejnë forcat

Në Shkodër e kanë bindje se Vllaznia do ta përmbys rezultatin kundër AEL Limasol dhe se do të përsëris të njëjtin sukses si me Siroki Brijeg. I kësaj linje mendimi është edhe emri që ka lënë gjurmë në futbollin shkodran e shqiptar, Vioresin Sinani. Ky i fundit beson se skuadra  e Brdariç do ta mundi AEL Limasol me “Loro Boroçin” e mbushur nga tifozët që do t’i japin më shumë motiv lojtarëve për të nxjerrë më të mirën nga vetja.

“Vllaznia e këtij sezoni ka surprizuar gjithë qytetin dhe Shqipërinë. Këtë vit ka bërë ndeshje shumë të bukura dhe kaloi ekipin boshnjak. Ka shumë emocione, me kalimin e tureve dhe vështirësia rritet. Duke parë ndeshjen e parë, Vllaznia do t’i gjejë forcat për të përmbysur rezultatin. Nuk është e lehtë. Por jam i bindur se me entuziazmin që ka Vllaznia, me “Loro Boricin” do të përmbys AEL. Jam i bindur”, tha Sinani për “TV1 Channel”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online