“Kemi marrë lojtarin e Shqipërisë dhe që ishte me Gerrard”! Klubi në Hungari njofton afrimin e Eros Grezdës

Eros Grezda ka ndryshuar sërish kampionat, ndërsa këtë herë është koha për të provuar eksperiencën e re në Hungari. Futbollisti 26-vjeçar do të jetë pjesë e Zalaegerszeg dhe shkoi në formulën e huazimit për 1 vit nga Osijek. Lojtari shqiptar nuk arriti që të ngrihej në lartësinë e vetvetes pas rikthimit në Kroaci, teksa ishte pjesë e Rangersit të Steven Gerrard.

Zhgënjimi i lënë te Osijek duhet hedhur pas dhe me shumë optimizëm është pritur në Hungari. Në prezantimin e Zalaegerszeg thuhet se është siguruar marrëveshja me një lojtar të Kombëtares së Shqipërisë, megjithëse Grezda e ka humbur mundësinë për t’u thirrur prej kohësh. “I ka treguar cilësitë e tij te Rangers me Steven Gerrard. Futbollisti është edhe pjesë e Kombëtares së Shqipërisë dhe tani vjen te ne nga Osijek”, shkruhej në njoftimin zyrtar. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online