“E përjetoj për herë të parë në jetë”, De Biazi flet për kaosin para ardhjes në Shqipëri: Familja është e shqetësuar për mua

Shqiptarët e dëshmojnë edhe njëherë se nuk e harrojnë kurrë mikun e tyre dhe dyert e shtëpisë janë të hapura për të, veçanërisht në momentet më të vështira. E tillë është situata që po përjeton De Biazi dhe Kombëtarja që drejton, pasi Azerbajxhan-Armeni flet në gjuhën e luftës.

Shumë vite mbrapa jemi kthyer me përplasjet në armatime që po shohim në këto shtete, ndërsa mes këtij kaosi të madh De Biazi duhet t’i bëj futbollistët e tij që të mendojnë për futboll. Thuajse një mision i pamundur pasi gjithë familjarët e tyre ndodhen në rrezik, ndërsa sa i përket “shtëpisë” se ku do të luhet ndeshja me Qipron për “Ligën e Kombeve”, trajneri italian i ka lënë hapësirën vetes për ta zgjidhur këtë çështje.

Shqipëria i ka hapur dyert e stadiumit “Elbasan Arena” për të pritur Azerbajxhanin, ndërkohë që De Biazi ka folur për situatën e vështirë që po përjetohet: “Kjo është hera e parë në jetën time që kam hasur një situatë të tillë. Është e papranueshme që armenët të veprojnë mizorisht me njerëzit tanë. Uroj mëshirën e Zotit për ata që ndërruan jetë dhe durim për të afërimit e tyre. Jam i vetëdijshëm për atë që është duke ndodhur, e di se tokat e Azerbajxhanit janë në pushtim prej 30 vitesh. Ka pasur përplasje edhe më parë, por hera e parë që mbërrin deri në këtë nivel. Sigurisht që familja ime është e shqetësuar për mua. Jo vetëm e imja, por edhe familjet e ndihmëse që kemi në Kombëtare. Shpresoj se çështja do të zgjidhet sa më shpejt”, ka thënë De Biazi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *