Ministri injoroi sportin, trajneri i Italisë i përvishet: Mendo kur flet ndonjëherë, futbolli është si shkolla

Ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza, u ndie i lodhur nga pyetjet e bëra mbi sportin teksa po vazhdojmë ende me periudhën e pandemisë. Për këtë arsye nuk e ka menduar dy herë përgjigjen e dhënë duke u shprehur se janë disa gjëra të tjera si prioritare dhe nuk mund të flitet për sportin dhe mundësinë e rikthimit të tifozëve në stadium.

Menjëherë pas këtyre fjalëve është trajneri i Italisë, Roberto Mancini, i cili i tërheq vëmendjen Ministrit mbi përfundimin që ka nxjerrë për mediat. “Ti duhet të mendosh përpara se të flasësh. Sporti është njësoj si shkolla. Pjesë shumë e rëndësishme e shoqërisë, edukimit dhe punës. Sporti praktikohet nga miliona italianë. Unë jam për një rihapje të stadiumeve me përqindje të caktuar të tifozëve, siç po ndodh në shumë vende të Europës. Në Poloni do të jenë 25.000 tifozë, ndoshta edhe më shumë dhe prandaj jam shumë i lumtur”, u shpreh Mancini. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online