Kontratat progresive te Vllaznia? Iniciatori i parë nuk ishte drejtues i klubit, ja se kush e propozoi

Deklarata e drejtorit sportiv të KF Vllaznia Matko Djarmati në emisionin “Ora Sport” se Vllaznia kishte ndjekur një formulë krejt ndryshe nga të tjerat me kontrata progresive bëri shumë bujë në media dhe u diskutua shumë nëpër rrjetet sociale. Pyetja që shumë kush mund të bëjë është se kush e solli këtë ide ndryshe e të padëgjuar më parë në futbollin shqiptar? Në fakt nuk duhet të shkojmë shumë larg nga Vllaznia dhe njerëzit që e rrethojnë atë.

Stafi i gazetës Sport Ekspres hulumtoi mbi Ermir Vajushin, i njohur si një tifoz-opinionist i veçantë ku propozimet, idetë apo edhe kritikat e tij nuk mungojnë asnjëherë për problematikat e ndryshme rreth Vllaznisë por njëkohësisht edhe futbollit Shqiptarë. Nuk ishte e vështirë që të gjenim një nga videot e tij të shumta në kanalin “Youtube” e cila titullohej “Projekt ide për Vllazninë kampione”.

Stafi jonë kontaktoi me Vajushin i cili shprehet: “Së pari dëshiroj t’ju falenderoj për interesimin dhe vëmendjen që tregoni ndaj Vllaznisë dhe ambjentit rreth saj.  Jeni të parët që e përmendni këtë propozim dhe për këtë ju përgëzoj dhe falenderoj shumë.

Është e vërtetë që unë i jam drejtuar klubit Vllaznia me një propozim publik me datën 12.05.2020 nëpërmjet një videoje në kanalet e mija të rrjeteve sociale dhe tema ishte forma e kontratës dhe mënyra se si duheshin paguar lojtarët, por edhe stafi teknik në mënyrë që të gjendej një formulë e duhur për të motivuar individët në arritjen e suksesit ekipor.

Ua kam dërguar atë video edhe privatisht drejtuesve të klubit, por njëkohësisht edhe kryetares së Bashkisë Shkodër Znj.Ademi apo edhe Këshillit Bashkiak Shkodër. Në atë moment Vllaznia administrohej 100% nga Bashkia Shkodër. Nuk pati asnjë reagim nga palët për hir të së vërtetës.

Sapo mbaroi sezoni ua kam ridërguar propozimin drejtuesve të rinj tashmë nëpërmjet një liste të gjatë me propozime të ndryshme. Listë të cilën nuk e kam bërë asnjëherë publike dhe nuk dua as ta bëj.  Qëllimi im është të jap një opsion më shumë dhe pastaj drejtuesit janë ata që vendosin për më të mirën apo opsionin më të mundshëm.

Për hir të së vërtetës nuk e di nëse është marr për bazë apo jo propozimi im për kontratat progresive. Ideja është e njëjtë pak a shumë, por e imja ishte pak më ekstreme. Mbase e kanë modifikuar disi për të sjell në jetë formulën e duhur dhe më të pranueshmen për futbollistët. Mendoj se është një formulë që rrit shumë motivimin e lojtarëve.

Megjithatë mendoj se ka një keqkuptim apo keq interpretim në deklaratën e drejtorit sportiv Matko Djarmati. E vërteta është se kontrata bazë është 70% dhe jo 30% siç është transmetuar në media. Pra 30% e kontratës përfitohet në bazë të performancës së lojtarit dhe jo anasjelltas.

Mbase është shprehur gabim edhe Z.Djarmati pasi dihet që ai ka vështirësitë e veta në gjuhën shqipe. Mbase në ditët në vazhdim mund të ketë edhe ndonjë konferencë për shtyp nga ana e klubit dhe mund ta sqarojnë edhe këtë pjesë. Ndërkohë pyetjes se ku e shikon Vllazninë këtë sezon, ai thekson: “Mbetem tek titulli i propozimit “VLLAZNI KAMPIONE”. Do jemi aty, dhëmb më dhëmb me çdo kundërshtarë. Vllaznia nuk e mbyll këtë sezon pa trofe. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online