E pazakontë/ Tifozët i kërkuan Shkëndijës që të humbiste për hir të shqiptarëve, u plotësohet dëshira…

Që tifozët e ekipit t’i kërkojnë lojtarëve të tyre për të fituar, e kemi parë gjithmonë dhe është shumë normale. Por nëse kërkohet humbja, atëherë kemi të bëjmë me rast të pazakontë. Kjo ndodhi me mbështetësit e Shkëndijës kundër Struga Trim Lum, megjithëse edhe ky rast e kishte llogjikën e tij.

Ekipi shqiptari i Tetovës u shpall kampion në elitën e Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë në ditën e sotme do të luhej kundër Struga Trim Lum. Tifozët e Shkëndijës i kërkuan ekipit nëpërmjet rrjeteve sociale që t’ia linin ndeshjen “rivalëve” për hir të “pushtimit shqiptar”.

Kjo pasi në vendin e dytë ndodhet Shkupi, ndërsa në vendin e tretë vjen Makedonija GP. Por pas kësaj fitore të sotme që Struga arriti në shifrat 0-2 ndaj kampiones së Shkëndijës ka shkuar në kuotën e 51 pikëve në vendin e katërt, vetëm 1 pikë më pak se ekipi maqedonas duke iu afruar kualifikimit në Europë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *