E pazakontë/ Ndeshja ishte duke u luajtur në La Liga, stafi mjekësor i Atletikos hyn në fushë me sprint të plotë

Një episod i pazakontë ka ndodhur në La Liga. Atletiko Bilabo dhe Atletiko e Madridit janë përballur mbrëmjen e sotme për javën e 9 në kampionat, e cila ka përfunduar me fitoren minimale të ekipit të Simeones. Gjatë një goditjeje nga këndi në minutën e 40, Morata përlaset me portierin Unai Simon, duke rënë përtokë në zonë.

Atletiko Bilbao nis menjëherë aksionin dhe vazhdon lojën normalisht, por së bashku me lojtarët nisin të vrapojnë edhe anëtarët e stafit mjekësor të skuadrës nga Madridi. Stafi mjekësor hyn me sprint të plotë pa u ndalur loja, në mënyrë që të shkojnë në ndihmë të Moratës.

Gjyqtari ndal aksionin pas këtij episodi dhe njofton lojtarët se ishte vetë Unai Simoni që bëri me shenjë për ndihmën mjekësore. Megjithatë gjendja nuk ka qenë shqetësuese për Moratën, që është ngritur dhe ka vijuar lojën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online