VIDEO/ Kalon mes 4 lojtarëve dhe nuk ndalin dot as me forcë, Berisha tregohet i jashtëzakonshëm në golin e dytë

Akhmat Grozni ka fituar me rezultatin 2-3 në transfertën e sotme kundër Krasnodarit. Një meritë e veçantë për këtë fitore i shkon Bernard Berishës, i cili ka autorësinë e një goli dhe mban një peshë të madhe në golin e dytë të kësaj përballjeje. Berisha tund rrjetën nga pika e bardhë e 11 metërshit në minutën e 18, ndërsa në të 34-t shërben për shokun e tij të skuadrës.

Por më tepër se sa pasimi, vëmendjen e merr driblimi dhe këmbëngulja e 30-vjeçarit. Pasi merr një top në gjysmëfushë, Berisha kaln mes katër lojtarëve të Krasnodarit. Topi devijohet për një moment në krahun e majtë të sulmit, por sulmuesi shqiptar shkëputet fuqishëm në sprint, duke u treguar edhe më i shpejtë se mbrojtësi kundërshtar. Ky i fundit mundohet ta ndalë edhe me forcë, por Berisha ngrihet sërish në këmbë dhe pasi luan me topin pranë dy lojtarëve të Krasnodarit vendos të pasojë në zonë, ku pas një devijimi vjen edhe goli i dytë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online