“Çfarë djali i pangopur”, Henri kritikon Asllanin: Do ta përsëris gjithë mbrëmjen, pasoje topin!

Kristjan Asllani humbi rastin e pastër për të nxjerrë Interin me fitore nga “Kamp Nou“ mbrëmjen e së mërkurës. Mesfushori shqiptar nuk zgjodhi të pasonte, por goditi portën teksa ishte vetëm për vetëm me portierin.

Një zgjedhje që i kushtoi shumë, pasi opinioni sportiv është treguar kritik për shkak se flaku tutje mundësinë për të çuar shifrat në 3-4. Në të njëjtën linjë është edhe Henri. Ish-sulmuesi francez, ka thënë në studion e “CBS Sport” se Asllani u tregua i pangopur, pasi duhej të pasonte.

“Por duhet t’i japim meritë edhe Interit, i cili luajti shumë mirë në pjesën e dytë dhe i meritoi ato gola. Më pas le të flasim për Asllanin. Do ta përsëris gjithë mbrëmjen: ‘Pasoje topin! Kjo nuk është vetëm çështje e jotja’. Çfarë djali i pangopur”, ka thënë Tieri Henri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online