VIDEO/ Napoli i jep goditjen e fundit Milanit, tani kuqezinjtë rrezikojnë edhe Champions League

Javët e fundit nuk ka qenë aspak pozitive për Milanin. Në 6 ndeshje të zhvilluara në kampionat numërojnë vetëm dy fitore. Interi është shkëputur i qetë në krye të tabelës dhe si për të mos mjaftuar me kaq, është Napoli që mbrëmjen e somte i jep goditjen e fundit kuqezinjve. Të kaltrit kanë marrë një fitore me rezultatin minimal 0-1 në “San Siro“. Një aksion vrastar i Napolit në minutën e 49 finalizohet me gol nga një ish-interist, Mateo Politano, duke bërë që pozitat e “djajve” në klasifikim të lëkunden ndjeshëm.

Tashmë Milani e gjen veten 9 pikë larg zikaltërve dhë në këto kushte është më pranë rrezikut për moskualifikimin në Champions League se sa të synojë titullin kampion. Juventusi i qedron pas në vendin e 3-të me 1 pikë dhe 1 ndeshje më pak, ndërsa 4-shen e përmbush Atalanta, që numëron 4 pikë më pak se kuqeiznjtë. Ndërkohë në luftë për një vend në kompeticionin më prestigjoz për klube janë edhe Napoli e Roma me vetëm 6 pikë më pak se Milani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online