E Para në fushë, sot luhet edhe për… kalendarin

0

Faza e dytë mbyllen sot në Kategorinë e Parë dhe ajo që bie në sy ka të bëjë me faktin se një pjesë e mirë e ndeshjeve luhet në fusha asnjanëse. Fatmirësisht grupet janë formatuar dhe sot pritet që të përcaktohen edhe pozicionet në tabelë. Mund të ketë edhe llogari për kalendarin e fazës së tretë, që përcaktohet ditën e sotme.

Më poshtë të gjitha ndeshjet e javës së 18-të, ndërkohë që me interes do të shikohet përballja Oriku-Bylisi. Besa e vendit të dytë shpreson në ndalimin e ballshiotëve, në mënyrë që diferenca mes dy ekipeve të kreut të ndryshojë.

KATEGORIA E PARA – Java 18

GRUPI A
E shtunë, më 23 shkurt 2019, ora 14:00

Dinamo-Burreli
(Luhet në Pezë-Helmës)

Veleçiku-Shënkolli
(Luhet në Pukë)

Erzeni-Vora
(Luhet në Rrogozhinë)

Besëlidhja-Korabi

Vllaznia-Iliria

GRUPI B
E shtunë, më 23 shkurt 2019, ora 14:00

Oriku-Bylisi

Pogradeci-Lushnja

Egnatia-Apolonia
(Luhet në Shijak)

Besa-Turbina

Tomori-Elbasani
(Luhet në Ballsh)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.