E papritur për Donarumën, Luis Enrike ka dyshime për lojën e tij dhe nuk e do mes shtyllave

Një lajm i papritur ka ardhur ditët e fundit për Donarumën. Portieri italian u transferua me bujë të madhe në radhët e PSG-së, duke shkaktuar edhe pakënaqësi të mëdha për tifozët e Interit. 24-vjeçari konsiderohet si një nga portierët më të mirë në qarkullim, por aftësitë e tij nuk bindin Luis Enriken.

“L‘Equipe“ raporton se trajneri i ri i parisienëve ka dyshime për lojën me këmbë të Xhanluigji Donarumës. Media në fjalë bën me dije se Kepa Arrizabalaga i çelsit po shqyrtohet si një alternativë për portën e PSG-së. Ndërkohë nga ana tjetër Fabricio Romano ka bërë me dije se drejtuesit e klubit francez nuk dëshirojnë të shesin Donarumën, teksa janë të kënaqur me paraqitjet e tij./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *