E pabesueshme/ Kishte pa luajtur që nga gushti i 2021, Zeneli përmbys i vetëm Monaco-n në Ligue 1 në…10 minuta

Arbër Zeneli është padyshim lojtari shqiptar më i pafat. Një karrierë e ndritur dhe potencial i jashtëzakonshëm për një futbollist që gjithmonë ndalet padrejtësisht nga dëmtimet. Sulmuesi i Kosovës u kthye në ditën e sotme duke u aktivizuar në minutën e 80 kundër Monaco-s, teksa ekipi i tij, Reims, po humbiste 1-0.

Zeneli kishte luajtur për herë të fundit në gusht të 2021, por nuk ka kërkuar shumë kohë për t’u ambientuar. Vetëm 10 minuta loje dhe Reims do të përmbyste rezultatin në shifrat 1-2. Në të dy golat protagonist ishte Zeneli me asistin e tij, teksa në realizimin e parë ishte vetë lojtari i Monaco-s që dërgoi topin në rrjetën e tij dhe në të dytin e shfrytëzoi shoku i ekipit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online