Lukas Hernandez po përballet me një situatë të vështirë. Në adresë të tij ka mbërritur një vendim i gjykatës se ka një periudhë 10 ditore afat për të shkuar në mënyrë vullnetare në b.urg. Mbrojtësi i Bajernit duhet të paraqitet në Gjykatën Rajonale të Madridit të martën e ardhshme për të marrë vendimin përfundimtar.
Shkak për këtë bëhet një histori nga e shkuara. Një sherr ka nodhur në shkurt të vitit 2017 mes tij dhe bashkëshortes së tij, e cila në atë kohë ishte e dashura e tij. Futbollisti i Kombëtares franceze shleu dënimin e tij me punë vullnetare si dhe pagoi sasinë e gjobës, por nuk respektoi urdhërin për të mos iu afruar Amelia Jorentes.
Çifti u kthye përsëri bashkë, e madje u martuan dhe sollën në jetë edhe një fëmijë. Por bashkimi i tyre brenda periudhës së urdhërit të mbrojtjes po i sjell telashe Hernandezit. Ky i fundit ka apeluar për të shlyer dënimin me vlerë monetare, por gjykata ka refuzuar dhe kërkon 6 muaj b.urg për të./Halit Delibashi-Sport Ekspres/