VIDEO/ Laçi i Mezanit fiton edhe pa luajtur, Erzeni i bën të gjitha për 90 minuta dhe del pa asnjë pikë

Laçi i Mezanit po vazhdon që të korr rezultate pozitive, por pa shkëlqim. Këtë herë kurbinasit kanë mundur Erzenin me shifrat 1-0. Por ajo që mund të themi është fakti se miqtë e kanë dominuar kundërshtarin përgjatë 90 minutave.

Tre raste të pastra dhe flagrante janë shpërdoruar nga Erzeni në pjesën e parë. Kur pritej mbyllja e 45 minuta, në sekondat e fundit, Sadiki tregohet i pakujdesshëm dhe shkakton penallti. Ky do të ishte momenti vendimtar i takimit pasi Ujka dërgoi topin në rrjetë.

Me nisjen e pjesës së dytë ishte e njëjta histori, me Erzenin që kërkoi të barazonte rezultatin, megjithëse nuk kishte rastet e pastra të pjesës së parë. Mazrekaj u kthye dhe tregoi menjëherë klasin e tij duke sjellë një gol të dytë në kundërsulm për Laçin, por festa e Shkurtaj do të anulohej në të 75 pasi Adeleke e kishte prekur topin me dorë. /Sport Ekspres/

 

Laçi: Dajsinani, Zico, Turkaj, Velkovski, Roganovic, Peterman, Ujka, Babatunde, Adeleke, Shkurtaj, Spahiu Trajner: Gentian Mezani

Erzeni: Hasanbelliu, Asani, Sadiki, Enck, Peposhi, Kahrimanovic, Krivicic, Mehmeti, Kadriu, Ademi,  Nonato Trajner: Xhevahir Kapllani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online