E pabesueshme/ Fjalët e Murinjos i bëjnë keq Kumbullës, Roma poshtërohet me 6 gola nga ekipi që u mund nga…Prishtina

E pamundur për tu besuar është ajo që ka ndodhur mbëmjen e sotme në Norvegji. Nëse në letër Roma shihej si ti kishte 3 pikët e sigurta, në fushë ka ndodhur e pabesueshmja. Verdhekuqtë janë poshtëruar me rezultatin 6-1 nga ekipi të cilit ka arritur ti marrë fitore edhe…Prishtina. Bëhet fjalë për Bodo/Glimt-in, që nuk ka treguar kurrfarë mëshire për skuadrën e Murinjos.

Norvegjezët e kanë nisur festivalin e golave që në minutën e 8 dhe nuk janë ndalur deri sa kanë shënuar golin e 6 në të 80-n. Fjalët e teknikut portugez pas humbjes me Juven i kanë bërë keq Kumbullës, i cili nuk ka bërë një paraqitje pozitive mbrëmjen e sotme, duke mbajtur një peshë faji në dy gola të pësuar.

Murinjo do të tregonte tregohej ironin me aftësitë e Kumbullës dhe të mbrojtësve të tjerë që kishte në dispozicion kundër Juventusit dhe kjo gjë duket se ka ndikuar negativisht në anën psikologjike të lojtarit shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online