E pabesueshme/ Ekipi i Maltës që shkoi në Play Off të Conference League ka fat të keq! Një gabim trashanik, UEFA mund të rikthejë ndeshjen të luhet nga e para

Në kualifikueset e Conference League, një ekip i Maltës bëri çudinë e madhe duke shkuar deri në Play Off. Faza e fundit i vuri përballë Leveski Sofia dhe Hamrun arriti sërish që të kualifikohej më tej. Por tashmë frika është e madhe se UEFA mund t’i penalizojë deri në dëbim pas akuzave që po vijnë nga ekipi bullgar i eliminuar.

Gazetari bullgar Metodi Shumanov njoftoi në Tëitter se klubi i Levskit ka parë gabimin e gjyqtarit Istvan Kovacs, i cili nuk ka vërejtur se njëri nga lojtarët e Hamrunit kishte hyrë në pjesën e fushës të Levskit para se shokët e tij të rifillonin lojën pas golit të pësuar.

Vetëm pak dhjetë sekonda më vonë, te Hamruni arritën që të shënonin gol dhe ky rezultoi të ishte momenti vendimtar në këtë ndeshje. Sipas Levskit, kjo situatë ka ndikuar në vetë rezultatin e ndeshjes. Kjo është arsyeja pse bullgarët kërkojnë që UEFA të urdhërojë rikthimin e ndeshjes, të zhvillohet nga e para.

“U prezantuan provat e nevojshme në lidhje me shkeljen e rëndë të rregullave nga arbitri dhe ndihmësit e tij, e cila ndikoi në rezultatin e ndeshjes”, thuhet në deklaratën e publikuar në faqen e klubit. Sa i përket rregullave, bullgarët kanë të drejtë. Rregullat e lojës thonë qartë se të gjithë lojtarët e ekipit që rinisin nga qendra e fushës duhet të jenë në gjysmën e tyre. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *