E pabesueshme/ Çmenduria e planit të Guardiolës për të mundur Atletikon, i tregoi video fëmijëve që mbledhin topat për t’i futur në skemën taktike

Nga Klaudio Ndreca

Nëse më herët keni dëgjuar se Pep Guardiola është një trajner i apasionuar deri në çmenduri për futbollin dhe se nuk i shpëton asnjë detaj i vetëm në përgatitjen e ndeshjes, bëma e fundit i kalon të gjitha nivelet. Manchester City arriti të fitonte me shifrat 1-0 ndaj Atletiko Madrid, me Simeonen që shpiku skemën e re: “5-5-0”. Gjithashtu një skuadër që e praktikon fare mirë “artin e zi” për të shpërdoruar minutat dhe për t’i bërë ato jo efektive.

Për këtë arsye, Guardiolës i duheshin më shumë sesa vetëm 11 lojtarë në fushë. Sipas asaj që raporton “The Athletic”, Guardiola është takuar me akademinë e klubit dhe u ka dhënë udhëzimeve djemëve që do të mblidhnin topin. Urdhëri ishte i qartë se sapo sfera të dilte jashtë vijës, një top i ri duhej të hidhej menjëherë për të mos vonuar më tej lojën.

Lojtarët e rinj nga ekipet nën 12 dhe 14 vjeç duhej të fokusoheshin dhe përqendroheshin në këto detyra sikur të ishin duke luajtur vetë. Madje Guardiola i ka treguar edhe një video të veçantë duke u thënë se janë pjesë e planit të tij taktik për ndeshjen. Disa prej tyre fëmijëve kanë bërë humor më vonë duke treguar se nuk kishin qenë kurrë kaq nervozë në gjithë jetën e tyre, por ata ndjeheshin krenarë që u përfshinë në planet e Guardiolës për të dhënë sadopak kontribut në fitoren ndaj Atletikos së Madridit. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online