E pabesueshme/ Barcelona thyen rekordin e vetes brenda pak ditësh, rekord i ri në historinë e futbollit vjen nga numri i tifozëve në Camp Nou

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Një rekord i ri botëror për sa i përket numrit të shikuesve në një ndeshje futbolli për femra, i cili tashmë arrin në 91,648, është vendosur dje në stadiumin “Camp Nou” të Barcelonës. Barcelona mposhti Ëolfsburgun me rezultat 5:1 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve në futbollin e femrave.

Rekordin e mëparshëm e mbante po e njëjta skuadër, Barcelona, ??dhe u vendos në muajin mars në “El Clasico” kundër rivalëve të përjetshëm, Real Madridit. Ajo ndeshje do të ndiqej nga rreth 91.553 tifozë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *