“E dija se do luanin me 8 lojtarë në zonë”, Tuchel tregoi si “shembi autobuzin” e Simeones: Mos i lërë të marrin frymë…  

Tuchel e ka nisur aventurën e re te Chelsea në mënyrën më të mirë të mundshme. Londinezët janë duke praktikuar një futboll të bukur për sytë e tifozëve mes pasimeve të shumta që bëjnë lojtarët e bluve të Londrës, e shoqëruar kjo edhe me përforcimin e mbrojtjes që tashmë surprizohet më pak nga kundërsulmet.

Perfeksionimi erdhi në përballjen e mbrëmshme kundër Atletiko Madridit, teksa Chelsea fitoi në shifrat 0-1. Me autobuzin e parkuar në zonën e saj, spanjollët e kishin të pamundur si rrallëherë për të befasuar kundërshtarin me kundërsulm. Por si mund të thyhet një skuadër si e Atletiko Madridit? Gjithçka e tregon Tuchel pas ndeshjes:

“Ne dëshironim të dominonim në gjysmëfushën e kundërshtarëve, për të mos humbur asnjëherë përqendrimin, për të mos bërë ndonjë gabim të lehtë dhe gjithmonë të ishim të vetëdijshëm për kundërsulmet e shpejta për të gjithë cilësinë e tyre. Ishte një ndeshje shumë e disiplinuar – një mbyllje e merituar. Kjo është puna e vështirë, një përpjekje e gjithë ekipit, baza për një fitore të madhe. Ne dinim që mbrojtja e Atletikos mund të kthehej i gjithi mbrapa.

I thashë lojtarëve të mi se nëse ndodh, atëherë vjen nga cilësia jonë. Donim që të ishim trima dhe të luanim në gjysmën e tyre të fushës. E dinim se ishin gati të luanin me tetë lojtarë në zonën e tyre. Synimi ishte që të mbanim intensitetin e lartë dhe kurrë nuk i lamë që të merrnin frymë dhe të dilnin në kundërsulme. Është një nga sfidat më të vështira për të hapur një mbrojtje si e Atletikos”, ka thënë Tuchel. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online