E njëjta situatë si me Shqipërinë! Numri një i futboll në Poloni acarohet: Po nuk doli 6-0 me Andorrën, thonë se luajte dobët

Polonia fitoi 3-0 ndaj Andorrës, duke shkuar në kuotën e katër pikëve së bashku me Hungarinë e cila mposhti San Marinon po me të njëjtin rezultat. Tashmë ashtu si Polonia dhe Hungaria ndodhen në një pozitë më lartë se Shqipëria, që pësoi humbje me shifrat 0-2 ndaj Anglisë. Pavarësisht fitores ndaj Andorrës, tifozët polakë ishin shumë të acaruar që skuadra e tyre nuk fitoi me goleadë më të thellë, pasi edhe goli i tretë erdhi në minutat e fundit.

Në një deklaratë për mediat, presidenti i Federatës së Polonisë, Zbignieë Boniek e ka quajtur qesharake mërzitjen e mbështetësve të Polonisë për ndeshjen Andorrës. Sipas tij nëse nuk fiton 5-0, apo 6-0 cilësohet si ndeshje e dobët.

“Do të shkojmë në Angli duke ditur se është favorite jo vetëm në këtë ndeshje, por për të dalë e para në grup. Do të shikojmë çfarë të ndryshojmë në sfidën në Ëembley. Sot jetojmë në një kohë ku gjithçka duket dramatike. Nëse nuk fiton 5-0, apo 6-0 ndaj Andorrës, ndeshja është e dobët”,- u shpreh presidenti i Federatës së Futbollit të Polonisë.

E njëjta situatë ka ndodhur dhe me Shqipërinë e cila fitoi me rezultatin minimal në Andorra, por e mjaftueshme për të marrë tri pikë mjaft të vlefshme. Tifozët kuqezi ishin mjaft të nevrikosur me mënyrën e lojës së Shqipërisë, pasi kërkonin më shumë gola te kuqezinjtë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online