“Anglia? Si ta kesh jorganin e shkurtër”! Redi Jupi tregon si u pësua goli i parë: Nga ndërrimi i Brojës me Cikalleshin

Redi Jupi ka analizuar ndeshjen që zhvilloi Shqipëria kundër Anglisë që përfundoi në shifrat 0-2. I ftuar në “Procesin Sportiv”, Jupi ka shpjeguar gjithashtu edhe arsyen e pësimit të golit të parë te kuqezinjtë.

Deri në atë moment Anglia nuk ishte shfaqur e rrezikshme në portën e Berishës. Por Shqipëria e kishte të pamundur që të zotëronte topin për një moment të vetëm pasi pika e referimit, Armando Broja, nuk po mbante dot në kontroll sferën. Për këtë arsye Reja do ta ndërronte me Sokol Cikalleshin, që deri në atë pjesë të lojës kishte detyra më mbrojtëse se sulmuesi i Viteshes.

“Anglia është vërtet shumë e fortë, një nga ekipet më të forta në botë. Nëse do të përmendja tre ekipet më të mira në botë, atëherë do të ishte edhe Anglia. Këto janë kandidate për të fituar Kupën e Botës. Po të marrësh emrat e Italisë dhe Holandës ndoshta nuk të del një ekip i madh, por Anglia ka lojtarë të jashtëzakonshëm dhe në formë.

Në Angli po bëhej një emision se çfarë lojtarësh ka lënë jashtë listës Southgate dhe secili thoshte nga 10 emra. Franca është po ky niveli. Mbrojtësi i majtë i Milanit, Theo, që është një nga më të mirët në botë, nuk është grumbulluar asnjëherë me Kombëtaren. E kupton se cfarë ekipi janë këto dhe cfarë niveli?

Përballje me to është si ajo pjesa kur je me jorganin e shkurtër. Të ngelet një pjesë e trupit jashtë. Kur mbulon këmbët, të zbulohen shpatullat. Kur mbulon shpatullat, të zbulohen këmbët. Sido që të luanim me Anglinë, do të mundeshim. Por duhej të luanim ndryshe.

Unë do të them se përse pësuam golin, se deri në atë moment nuk na rrezikuan. Kishim Uzunin dhe Cikalleshin që vinin për të ndihmuar në mbrojtje, ndërsa Cikalleshi bënte dyfishimin e markimit për të ndihmuar Hysajn. Po e bënte shumë mirë punën.

Por ishte një tjetër hall se topat po i shkonin të gjithë Brojës që ishte pikë referimi dhe Broja nuk po mbante dot asnjë top të vetëm. Kështu nuk mund të dilej dot përpara. Në atë moment Reja bëri ndryshimin që të ndërronte Cikalleshin me Brojën, me idenë që Cikalelleshi do të mbante ndonjë top më tepër. E Broja nuk e bëri për asnjë moment dyfishimin e markimit me Hysajn. Ishte e ndjeshme që Anglia do të na godiste në një moment pastaj”, tha Jupi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online