Kundërshtar që nuk harrohet kurrë, De Biazi luan përballë Serbisë dhe kërkon t’i prish llogaritë

Azerbaxhani do të ndeshet në shtëpi me Serbinë ditën e sotme. Kjo Kombëtare drejtohet nga Giani De Biasi dhe vjen nga një humbje me Portugalinë në grup me rezultatin 1-0 si dhe një disfatë ndaj Katarit në miqësore. Nga ana tjetër Serbia mori një barazim me fat ndaj Portugalisë dhe tashmë ndodhet në vendin e parë.

Kur vjen rasti tek Shqipëria, serbët nuk rrinë asnjëherë pa reaguar. Mediat serbe nuk e kanë harruar aspak De Biazin dhe kohën kur ai drejtonte përfaqësuesen tonë. Në artikujt e gazetave shkruhej se De Biazi mori nënshtetësinë shqiptare dhe gjithashtu akuzoi tifozët serbë se u futën qëllimisht në fushë për të ushtruar dhunë ndaj lojtarëve shqiptarë në mbrëmjen e Beogradit. Megjithatë sipas tyre, tashmë kjo është në të shkuarën pasi fokusi është tek Azerbaxhani dhe kualifikimi në Botërorin e Katarit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online