E njëjta situatë dhe të po të njëjtat klube, në Serie A gati të përsëritet skandali i Juventus-Napoli

Situata në Serie A nuk paraqitet aspak pozitive, pasi shumë lojtarë janë të infektuar me Covid-19. Raste të shumta kur tamponi ka rezultuar pozitiv gjenden edhe te Napoli, me në krye trajnerin Spaleti. Prandaj autoritetet shëndetësore në Napoli mund të ndalojnë udhëtimin e të kaltërve drejt Torinos ditën e nesërme.

Një situatë kjo thuasje identike me një sezon më parë, kur napoletanët nuk u lejuan të shkonin në transfertë kundër Juventusit. Atëherë Liga nuk e ndaloi zhvillimin e ndeshjes dhe skuadra bardhezi zbriti në fushë për të pritur kundërshtarët. Më pas “zonja e vjetër” do të merrte edhe një fitore 3-0 në tavolinë, ndërsa vendimi u anullua pas ankesës nga ana e Napoli. Një ngjarje kjo që u përfol gjatë e madje edhe duke u konsideruar si një skandal.

Tashmë pak më shumë se një vit më vonë, të dyja skuadrat ndodhen në të njëjtën situatë. Liga e Serisë A me shumë mundësi nuk do të ndalojë zhvillimin e ndeshjes edhe në rast se autoritetet vendase nuk i lejojnë Napolit udhëtimin, ashtu siç nuk bëri në rastin e Salernitanës ditët e fundit. Prandaj nuk do të ishte çudi që në stadiumin “Alianz” të shihen po të njëjtat skena, me lojtarët e Juventusit që zbresin në fushë për të pritur rivalët që e dinë se nuk do të vijnë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online