“Nuk më pëlqen”, gazetari i mirënjohur kundër Kumbullës: As lojtar i madh e as premtues, rast klasik mbivlerësimi

0

Marash Kumbulla është kthyer në një qendër të vëmendjes këtë muaj, teksa përflitet për një largim nga radhët e Romës. Një sezon me luhajte ky i fundit për mbrojtësin shqiptar, i cili me Mourinho-n nuk po përjeton të njëjtin shkëlqim si te Verona pavarësisht se pritshmëritë për të ishin të larta.

Por me sa duket jo për të gjithë, pasi Mario Sconcerti tregon se e sheh lojtarin e Kombëtares kuqezi si të mbivlerësuar, madje edhe kur mbante veshur fanellën e Hellas Veronës. Në një intervistë për “TMW Radio”, gazetari i mirënjohur italian shprehet se nuk e sheh Kumbullën as si lojtar të madh, e as si një talent premtues.

“Nuk më pëlqen, nuk mendoj se është një lojtar i madh apo premtues. E kam parë të mbivlerësuar që kur ishte te Verona. Asgjë personale, por është një rast klasik i mbivlerësimit të dakorduar”, ka thënë Mario Sconcerti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.