“Afrikanët kanë shumë talent, europianët më pak“, Eto e thotë me bindje: Të fitosh Kupën e Botës është një nga gjërat më të lehta

Samuel Eto e ka bërë shpesh të ditur qendrimin e tij mbi futbollin dhe lojtarët afrikanë. Ish-sulmuesi i njohur ka dalë gjithnjë në mbrojtje të kontinentit ku ai ka lindur dhe të njëjtën gjë e ka bërë edhe së fundmi. Në një intervistë për “The Athletic“, kamerunasi është shprehur se afrikanët kanë shumë talent, ndërsa europianët më pak se ta. Madje shton se fitimi i Kupës së Botës nga një shtet i Afrikës është gjëja më e lehtë për tu bërë.

“Afrikanët kanë shumë talent, europianët pak më pak. Nuk shoh arsye përse një shtet i Afrikës nuk do ta fitojë dot një Kupë Bote. Madje është një nga gjërat më të lehta për t’u bërë. Janë thjesht disa ndeshje”, ka thënë Samuel Eto./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online