“E nisëm ndryshe ndeshjen, ekipi bëri të kundërtën”! Mezani flet për përmbysjen e madhe: Mund të shkonte shumë keq

Laci ka marrë një fitore të madhe dhe emocionuese kundër Teutës së Martinit me shifrat 4-3. Takimi foli për durrsakët në fillim, teksa Lorenzo Vila dhe Kallaku e dërguan rezultatin në 0-2. Por festa e Teutës nuk zgjati shumë. Adeleke dhe Babatunde rikthyen ekuilibrin brenda tre minutash.

Laci e rriti marshin dhe do të shënonte dy herë të tjera në pjesën e dytë me Ujkën dhe Adeleken. Gruda shkurtoi diferencat në 4-3 në minutat e fundit, duke i dhënë kështu fund këtij spektakli golash. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Mezani: “E kemi nisur keq ndeshjen, mund të shkonte akoma më keq. Skuadra reagoi dhe arriti të shënonte dy gola në pjesën e parë, aty filloi ndryshimi. Duhet të përmirësohemi akoma. Por duhet t’i gëzohemi fitores sot. Nuk po e kuptonim edhe ne se çfarë na ndodhi në fillim, e kishim organizuar ndryshe. Nuk donim t’i linim mundësinë e qarkullimit të topit Teutës, por ekipi bëri të kundërtën. Teuta shënoi shpejt dhe aty jemi prishur nga ekuilibri. Ne duhet të përmirësohemi nga java në javë. Objektivi i Lacit është Europa League, nga Kupa mund të arrihet më lehtë. Shpresoj të mos na hanë në sy për këto golat e shënuar, ti kemi ruajtur disa edhe për më vonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online