“E ndiqnim prej kohësh”, Roma prezanton afrikanin e talentuar

Amadu Diavara është zyrtarisht një futbollist i Romës. 21 milionë euro kanë paguar verdhekuqtë te Napoli për të siguruar kartonin e 21-vjeçarit nga Guinea.

Qendërmesfushori u bë pjesë e shkëmbimit që dërgoi Kostas Manolas tek ekipi i Ançelotit. Pesë vite ka firmosur afrikani me Romën, ndërsa rroga e tij ka kaluar shifrën 2 milionë euro në sezon (te Napoli përfitonte rreth 700 mijë euro në sezon).

“E ndjekim prej kohësh Diavaranë. Amadu është një djalë që e ka shprehur prej kohësh talentin që ka në Itali. I urojmë mirëseardhjen dhe shpresojmë të bëhet protagonist te Roma jonë”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *