E ndarë në dy ditë dhe kulmon me sfidën për kreun mes Tiranës e Laçit, ja axhenda e javës së 22-të të  “Abissnet Superiores“

“Abissnet Superiore“ rikthehet për tifozët shqiptarë më 25 shkurt me javën e 22-të të saj. Ndeshjet e kësaj jave do të luhen të ndara në dy ditë dhe do të jetë Skënderbeu-Vllaznia sfida që do të ngrejë siparin. Ndërkohë, në po të njëjtën ditë, në orën 19:45, luhet derbi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Partizanit.

Tre sfidat e mbetura do të zënë vend një ditë më pas, më 26 shkurt. Në orën 13:45 në Rrogozhinë do të luhet një tjetër “finale” mbijetese, teksa Egnatia pret Kastriotin. Më pas në orën 16:45 do të zhvillohen paralelisht dy sfida mjaft të bukura si Kukësi-Teuta dhe më e rëndësishmja, Tirana-Laçi. Kjo e fundit është një duel i drejtëpërdrejtë për vendin e parë në tabelën e reditjes, ku momentalisht gjenden bardheblutë me 3 pikë më tepër se kurbinasit./Sport Ekspres/

Java e 22-të e “Abissnet Superiores”:

25 shkurt

16:45 Skënderbeu – Vllazia

19:45 Dinamo – Partizani

26 shkurt

13:45 Egnatia – Kastrioti

16:45 Kukësi – Teuta

16:45 Tirana – Laççi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *