E ndaloi policia, trajneri i Gavazajt: Unë i dehur? Mashtrim, ju tregoj të vërtetën!

Si futbollist ka luajtur për Romën dhe Peruxhian në Serie A, ndërsa si trajner po drejton klubin rus të Jeniseit, pjesë e së cilit është dhe Enis Gavazaj, lojtari i kombëtares shqiptare. Dimitri Aleniçev ndodhet në një situatë të vështirë, pasi klubi ndodhet në vendin e fundit në kampionatin rus.

Klubi i ka kërkuar të japë dorëheqjen, por 46-vjeçari nuk dëshiron të heqë dora nga rroga e tij. Ditët e fundit, ai është akuzuar në mediat ruse, se është gjetur i dehur në timon nga policia, por Aleniçev e mohon këtë akuzë. E vërteta është ndryshe dhe ai e tregon në një prononcim për portalin rus “Sport-express”.

E gjitha është një gënjeshtër. Të shtunën në mbrëmje isha duke darkuar me familjen në një restorant, ku piva dhe një birrë jo-alkoolike. Menjëherë pas kësaj u nisa për në shtëpi dhe një makinë më goditi lehtësisht te parakolpi. Shoferi doli nga mjeti dhe nisi të më ofendonte mua dhe gruan time. Pastaj erdhi policia, më kërkuan dokumentet dhe më detyroi të dal jashtë. Ishte -23 gradë. Më kërkuan çelësat e makinës, që më humbën më vonë. Situata u bë e padurueshme, kur personi që më goditi u la i lirë dhe u tha që nuk bëhej fjalë por një aksident.”

Enis Gavazaj

“Iu thashë policëve që e gjitha kjo ishte e çuditshme, një falsifikim i qartë i së vërtetës dhe se nuk kisha ndërmend të firmosja asgjë. Bëra një hap prapa dhe m’u ofruan disa djem, të cilët i kisha ngjitur në restorant. Ata më thanë: ‘ki kujdes, është një person që ka filmuar gjithçka në celularin e tij. Më vonë, në media doli lajmi sikur unë kisha bërë sherr me një nga djemtë. Pyes veten se nga dalin këto informacione! Kush i nxjerr? Nuk kam dyshim se i gjithë ky informacion i rremë vjen nga njerëz të këqij për të prishur reputacionin dhe për të më detyruar të jap dorëheqjen nga Jenisei. Nuk është një situatë normale. Çdo klub ka të drejtën për të pushuar trajnerët nga puna, por kjo duhet bërë në mënyrë të civilizuar”, përfundon Dimitri Aleniçev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online