Riyad Mahrez arriti që të vendoste takimin mes PSG dhe Manchester City që u mbyll në shifrat 1-2. Futbollisti i “qytetarëve” ekzekutoi saktësisht goditjen e dënimit duke tundur rrjetën e kundërshtarit. Ky ekzekutim i takonte Kevin De Bruyne, por ky i fundit ka hapur rrugën pas kërkesës së ardhur nga shoku i ekipit.
Në deklaratën pas ndeshjes mesfushori është shprehur: “Mahrez erdhi dhe më pyeti nëse mund ta merrte ai goditjen e dënimit. I thashë: “Nëse beson te vetja jote se do ta shënosh, atëherë merre”. E bëri dhe shënoi, tani kush jam unë që të them diçka më tepër”, u shpreh Kevin De Bruyne. /Sport Ekspres/
Goal Mahrez, is on fire ??#PSGMCI pic.twitter.com/w6FtW70aDT
— M. Abdillah (@_Bakemono) April 28, 2021