Portieri i Brest, Larsonneur ishte njeriu i ditës në futbollin francez. Në minutën e 19-të, 24 vjeçari shkaktoi një situatë komike, teksa në penalltinë që do të gjuante Neymar u pozicionua në krahun e djathtë, duke lënë të gjithë pjesën tjetër të portës bosh. Ky ishte një gjest për të shpërqendruar brazilianin, i cili ra pre e saj.
Po nuk mbaron me kaq, pasi në fund të sfidës Larsonneur u bë dhe njëherë protagonist i sfidës. Pasi ndeshja e Brest kishte mbaruar, francezi komunikoi me telefon me të afërmit e tij, për të mësuar se Nantes nuk ja kishte dalë të fitonte ndaj Marsellie. Në këtë mënyrë skuadra e tij qëndroi sërish në Ligue 1. Pas këtij lajmi 24 vjeçari festoi si i çmendur. /Sport Ekspres/
Así recibió la noticia el arquero del Brest, Larsonneur, de que su equipo lograba la permanencia en Ligue 1 pic.twitter.com/CvTTKBNT98
— Pablo (@pachern_) May 23, 2021