E merkurë e ngarkuar me ndeshje, 8 përballje interesante

Sot, skuadrat e Kategorisë Superiore dhe ato të Kategorisë së Parë, thuajse të gjitha janë në teste miqësore. Duke veçuar Partizanin e Kukësin që po përgatiten në Antalia të Turqisë, janë gjashtë skuadra të Superiores që kanë menduar të hedhin në fushë formacionet e përgatitura gjatë këtyre dy javëve, ku veçohet sfida Teuta-Laçi, dy skuadra që hyjnë në grupin kryesues të Superiores në 18 javë.

E veçantë mbetet edhe miqësorja e Krujës, ku dy skuadrat që renditen në zonën e mbijetesës në Kategorinë Superiore, Kastrioti e Kamza do të matin forcat mes tyre, ndoshta edhe si një barometër për vazhdimësinë në dy fazat e mbetura.

Në Kategorinë e Parë janë 8 skuadra që sot do të ndeshen mes tyre, dhe më të veçanta janë takimet Bylis-Flamurtari dhe Dinamo-Kombëtarja U19.

Një mesditë e ngarkuar kjo edhe për prurjet e reja që skuadrat kanë patur gjatë kësaj jave, ku trajnerët do të shohin se sa vlejntë të afruarit e radhës në këtë merkato.

MIQËSORE – E mërkurë, më 16 janar 2019
Dinamo-Shqipëria U19 11:00
Erzeni-Tërbuni            11:00
Kastrioti-Kamza          13:00
Teuta-Laçi                   13:30
Bylis-Flamurtari          14:00
Tirana-Besa                 13:30
Tomori-Albpetrol        14:00
Korabi-Apolonia         15:00

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *