Jasir Asani po vazhdon që të shkëlqejë te Partizani dhe është një nga pikat kyçe në skuadrën e Dajës. Futbollisti i kryeqytetasve u kthye sërish me fanellën e kuqe për t’i shtuar cilësitë skuadrës pas largimit në Suedi. Gjatë një interviste për “Fansat e Futbollit Shqiptar”, Asani ka zbuluar edhe se ka kontakte me Federatën Shqiptare të Futbollit ku pritet që të vijë ftesa në Kombëtare.
“E meritonim fitoren me Teutën se të gjithë çunat treguan karakter kampioni. Jemi shumë të lumtur që fituam se ishte ndeshje e vështirë dhe ia dolëm. Do të jetë finale edhe me Vllazninë, por nëse hyjmë me 100% tonë, nuk do kemi problem ndaj asnjë ekipi. Është sezoni më i mirë se në fillim askush nuk ka besuar te ne pas problemit me merkaton.
Ne kemi trajnerin më të mirë në Superligë. Kam disa oferta, por le të dalim njëherë kampionat dhe pastaj do t’i shohim. Kombëtarja? E kam pritur gjithmonë edhe atë vit që dolëm kampion e meritoja sikur edhe një miqësore vetëm se bëra sezon shumë të mirë atëherë. Por besoj se do vij ftesa shumë shpejt pasi ka pasur kontakte me Federatën edhe menaxheri”, tha Asani. /Sport Ekspres/