E mbyllur/ Nuk ka më Superiore për të, Kristal Abazaj hedh firmën në skuadrën e re

Kristal Abazaj nuk do të jetë më pjesë e Superiores, kampionati që e ngriti në dy raste këtë lojtar dhe vendi i vetëm deri tani ku ka shpërthyer me golat e shënuara. Në shansin e parë nuk arriti dot që ta shfrytëzojë me eksperiencën jashtë Shqipërisë, por do të kërkojë që t’i marrë më të mirën kësaj mundësie të dytë.

“Supersport” raporton se në mesditë do të vijë edhe zyrtarizimi i Abazajt në Turqi. Sulmuesi 24-vjeçar do të firmosë me Ankarasporin, teksa po kalon vizitat mjekësore. Sa i përket kontratës së firmosur ajo do të jetë për një vit, me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër, nëse do të përmbushen me sukses objektivat e klubit. Bëhet fjalë për ekipin që është pjesë e Ligës së Parë në Turqi dhe ku do të kërkohet mbërritja në elitë për sezonin e ardhshëm. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online