“Të shohim nëse mund ta fitojmë”! Jo si Wolfsburgu, Granada e merr ndryshe në llogari Teutën

Nga Klaudio Ndreca

Dy ndeshje të pamundura duken për ekipet shqiptare sa i përket mbërritjes në turin e tretë në “Europa league”. Teuta nga njëra anë do të ketë përballë Granadan e La Liga-s, ndërsa Kukësi do të mati forcën me ekipin e Bundesligës, Ëolfsburgun.

Por nëse në Gjermani e kanë marrë lehtë dhe më të qeshur udhëtimin e tyre në Shqipëri, me frikën e vetme mbi pandeminë, nga ana tjetër te Granada kanë një tjetër trajtim për Teutën. Që në hedhjen e shortit skuadre spanjolle u shpreh se do të vijë në vendin tonë me përulësi dhe me përkushtimin maksimal për të mos festuar përpara kohe.

Gjithashtu edhe Domingos Duarte, lojtari i Granadas është shprehur: “Ne po mendojmë për ndeshjen tjetër tani. Le të shohim nëse mund të fitojmë me Teutën. Do të jetë një ndeshje e veçantë dhe kemi gjithë vëmendjen tonë vetëm te kjo përballje”, ka thënë Duarte, ndërsa te Ëolfsburgu e marrin kualifikimin që në intervistë, pa qenë e nevojshme për ta që fusha të japi verdiktin e saj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online