“E dimë se kush janë ata që trukojnë”, Refik Halili flet hapur: Kapen për 1 orë, por po shkatërrohen tani

Refik Halili ka folur për herë të parë hapur sa i përket temës së trukimeve në futbollin shqiptar. I ftuar në emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” që transmetohet në “Syri TV”, presidenti i Tiranës ka thënë se të gjithë i dinë emrat që bëjnë këto ndikime në këtë sport dhe mjafton dëshira e policisë që t’i kap brenda orës.

Gjithashtu kreu i bardhebluve ka prekur edhe temën e suksesit të Tiranës, që aktualisht ka mbërritur në “Play-Off” të “Europa League”. Një premtim ky i cili ka dalë nga Halili që më herët, pasi do të shprehej se kryeqytetasit do të mbërrinin në grupe në Europë dhe nuk do të bënin vetëm shtëtitje.

“Kam dhënë një intervistë për të cilën më kanë thënë që nuk është në rregull nga mendtë, në fakt ma ka thënë shumë herë këtë, po atje ku unë thoja se do të jemi në grupe këtë herë në Europë. Që të thoja s’do të jemi në grupe, kjo do të ishte shumë e thjeshtë. Brenda kësaj janë edhe fati me shortin që të vjen, por kemi qenë mbi bazën e kundërshtarëve dhe aftësitë tona. Kemi vendosur së bashku me trajnerin Egbo që t’i qendrojmë sa më afër ekipit përgjatë gjithë këtyre ditëve. Cilido ekip të kemi përballë në “Play-Off”, do të dimë të luajmë futboll. Nëse do të hyjmë në grupe, të gjitha të ardhurat do të shkojnë vetëm për infrastrukturën.

Ndeshja me Bylisin në Kupë dhe trukimet në futbollin shqiptar? Shiko, është shumë e thjeshtë,shteti shqiptar dhe ne jemi pak njerëz këtu, nuk ka shumë. E dimë shumë mirë se kush i bënë këto gjëra. Nëse duan t’i kapin, policia ka zbuluar krime të rënda që askush nuk mundet. E po të duan t’i kapin këtu, e bëjnë për një orë. E dinë shumë mirë se kush futet dhe i bënë këto gjëra. Janë njerëz që i dimë se kush janë, edhe unë e di. Janë njerëz jashtë futbollit që kanë njerëz të dobët nga brenda. Po të ndodhte në shtëpinë time, përgjigjesha unë për të.

Këta njerëz dihen se kush janë, por i mbrojnë njerëz me peshë. Kanë shkuar më parë në prokurori me denoncim dhe menjëherë është mbyllur çështja. Nuk dua të bëj as trimin dhe frikacakun, por mund të them që nga koha që unë kam ardhur e deri tani po shkojnë drejt shkatërrimit këta”, u shpreh Halili. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online