E mbuluan kritikat pas humbjes 4-0, vajza i del në mbrojtje Ançelotit: Turp për gazetarinë, edhe djali im 5-vjeçar jep mendime më të zgjuara

Ançeloti është përballur me një sërë kritikash pas eliminimit nga Liga e Kampionëve. Reali i Madridit u dominua tërësisht nga Mançester Siti në gjysmëfinalen e dytë të luajtur mes tyre, të cilën e humbi me shifrat e thella 4-0. Por në mbrojtje të Karlo Ançelotit ka dalë vajza e tij, Katia, e cila ka kritikuar nivelin e gazetarisë sportive.

“Jam e turpëruar nga niveli i një pjese të gazetarisë sportive. Djali im 8-vjeçar do të bëjë pyetje dhe do të japë mendime më të zgjuara. Në fakt, 5-vjeçari im, sepse fëmija im 18 muajsh nuk mund të flasë ende”, ka reguar Katia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online