“Do të jenë të bezdisshëm për Sitin”, Morati beson te Interi: Zikaltrit janë të shpejtë në lojë, është ndryshe nga Reali

Interi dhe Mançester Siti do të përballen më 10 qershor në Stamboll në finalen e Ligës së Kampionëve. Ish-presidenti i zikaltërve, Masimo Morati, ka dhënë një intervistë për “Tuttomercatoweb”-in, ku ka dhënë mendimin e tij për këtë sfidë. Morati beson se zikaltrit mund t’i hapin probleme Sitit, megjithëse vlerëson së tepërmi forcën e skuadrës së Guardiolës.

“Sa shanse ka Interi për të fituar? Nuk e di. Unë di për finalet dhe mbi të gjitha e di për faktin që duhet të jesh supersticioz deri në fund (qesh). Interi është i shpejtë në lojë. Kjo është një ndeshje krejtësisht e ndryshme nga ajo e Realit të Madridit, kështu që nuk mund të bëni krahasime. Por zikaltrit janë befasues, ata luajnë në thellësi dhe sinqerisht mund të jenë shumë të bezdisshëm për Mançester Sitin, i cili mbetet shumë i fortë”, ka deklaruar Masimo Morati./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online