Përplasja mes Osmanit dhe Egbosë në Korçë, e pranon Refik Halili: E mori si tallje dhe personale…

Refik Halili ishte i ftuar në emisionin “Pressing” që transmetohet në “ABC News”, atje ku ka folur për situatën e klubit të Tiranës. Ndërkohë në një moment është hapur edhe tema e një ndodhie që nuk është folur shumë në media gjatë kohës që ekipi është drejtuar nga Egbo.

Pikërisht në një transfertë në Korçë, atje ku Egbo ka futur Osmanin vetëm në minutën e fundit në lojë. Kaq ka mjaftuar që gjithçka të kthehet në personale dhe dhoma e zhveshjes të oshëtijë, e pranuar kjo edhe nga presidenti Halili.

“Vjet në Korçë përplasje mes ish-trajnerit dhe Osmanit? Është e vërtetë, kam qenë prezent në dhomat e zhveshjes. Një lodhje e madhe, qëndruan në stol lojtarë si Osmani dhe Karabeci, ndoshta do të jetë bërë padashje, jam i bindur që është pa dashje. Osmani u fut një minutë në lojë, krijoi mërzi dhe e mori personale, sikur gjoja po donin të talleshin me të, por e hijshme nuk ishte“, tha Halili. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online