“E mbani mend McCarthy, Drogba, Eto dhe “dështimin” te Real Madrid?”! Mourinho zbulon për herë të parë: Sekreti im janë…sulmuesit nga Afrika

Jose Mourinho ka dhënë një intervistë vërtet interesante për të treguar rëndësinë që kanë për të, sulmuesit nga Afrika. Portugezi u shpreh se pa ta, nuk do të kishte kurrë të njëjtin sukses në karrierën e tij. “Suksesi im është bazuar gjithmonë te sulmuesit afrikan. Pa sulmuesit afrikan, unë nuk do të kisha sukses. E nisja me Benni Mccarthy kur isha te Porto, shënoi më shumë se 20 gola në kampionat dhe më ndihmoi mua dhe Porton që të fitonim titullin. Në atë sezon shënoi gola të rëndësishëm edhe në Champions League. Nga Portugalia te Chelsea gjeta Droga. Ishte një sulmues fantastik.

E doja Benni Mccarthy që t’i bashkohej Drogba në atë kohë, por ai ishte te Blackburn. Ishte i vetmi sulmues atje dhe për atë arsye nuk munda dot që ta marrë, pavarësisht ofertës që i kemi shtruar në tryezë ekipit. Më pas te Interi, kisha dy mesfushorë nga Gana që nuk ishin mjaftueshëm për mua që të fitoja Champions League. Prandaj mendova dhe i bëra një ofertë Barcelonës për të marrë Eton, në atë sezon fitova Champions. Më pas Real Madrid, i kisha të gjithë talentet, por arsyeja se pse nuk e fitova dot Champions ishte se nuk kisha sulmues afrikan. E provova me Adebayor, por bëhej fjalë për një huazim dhe në Madrid nuk pëlqejnë huazimet”, tha Mourinho. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online