E mbani mend golin e legjendarit Ueah? Sot e imitoi Zapata i Sampdorias

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kush e ka ndjekur me vëmendje Serinë A në vitet ’90 dhe sidomos tifozët e Milanit e mbajnë mend mirë një gol të të madhit Zhorzh Ueah. Ishte viti 1996, një ndeshje në San Siro kundër Veronës, Ueah mori topin në gjysmëfushën e vet dhe nisi galopin e pandalshëm, duke shënuar me një aksion personal që ka mbetur në histori.

Sot e imitoi thuajse në çdo detaj sulmuesi i Sampdorias, Duvan Zapata. Top i mare ne gjysmëfushën e vet, vrap i pandalshëm dhe gol Udinezes me një trajektore fantastike.

Sulmues i fuqishëm, Zapata shënon gjithmonë, por vetëm të Napoli nuk ia doli, sepse klubi jugor nuk besoi te kolumbiani dhe e aktivizoi shumë pak. Shumë gola të Udineze në huazim, 8 gola këtë sezon te Sampdoria, që në korrik do ta blejë për 18 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *