Këlni nuk dorëzohet, goditje e madhe në Lajcpig

Pas dy pikësh në 4 ndeshje, Këlni është kthyer te fitorja dhe e ka bërë në mënyrën më të pabesueshme, duke fituar 2-1 me përmbysje në Lajpcig, ndaj nënkampionëve të Gjermanisë. Edhe pse mungoi Verner, i cili u fut në minutën e 69-të, Zhan-Kevin Ogustin shënoi që në minutën e pestë për Lajpcigun dhe më pas sërish Ogustin dhe Forsberg humbën raste mjaft të mira, ndaj ishte e vështirë të imagjinohej përmbysja e Këlnit, që mbyll renditjen e Bundesligës.

Megjithatë, në Këln nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe i afruari në janar Kozielo barazoi në minutën e 70-të, para se mesfushori tjetër Bitenkurt në minutën e 77-të të shënonte golin e fitores së shpresës. Tre pikët bëjnë që Këlni të kalojë Hamburgun në renditje (golaverazhi më i mirë), edhe pse 7 pikë nga zona play-out duken ende shumë. Ndërkaq, Lajpcigu mbetet i gjashti, vetëm 2 pikë larg vendit të dytë, edhe pse i ka humbur tre ndeshjet e fundit mes kampionatit e Ligës së Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online