E mban mend Kamer Qakën? Na “tradhton” për rumunët: Shpresoj se Craiova eliminon Vllazninë, kanë më shumë tifozë! Do zemërohen më mua nëse…

E mbani mend Kamer Qakën? Ishte një prej shumë zbulimeve dhe afrimeve të Panucit te Kombëtarja. Por karriera e këtij mesfushori që kulmoi në Rumani ka marrë tatpjetën. Më parë ka qenë edhe pjesë e Craiovas, ndërsa së fundmi ka lënë përshtypjen e tij për ndeshjen me Vllazninë. Lojtari nga Peja “na tradhton” duke i uruar kualifikimin ekipit rumun dhe jo atij shqiptar, ndërsa shprehet se kushtet për lojtarët mes dy kampionateve janë thuajse njësoj. Aktualisht pjesë e futbollit në Hungari, Kamer Qaka ka thënë se nuk dëshiron të veçojë dy lojtarë nga Vllaznia pasi do të mërzitej pjesa tjetër.

“Craiova do të përballet me një ekip nga Shqipëria, Steaua mund të luajë ndaj Partizanit. Vllaznia është ekip i mirë, por mendoj se Craiova është favorit për të fituar. Ka lojtarë më të mirë dhe ekip me emër të madh se Vllaznia. Por nuk do të jetë e lehtë, futbolli nuk parashikohet. Ka dallime mes skuadrave të mëdha nga Shqipëria dhe Rumania. Shqipëria ka nisur tashmë ndërtimin e stadiumeve moderne dhe investimin në infrastrukturë. Sipas meje, kushtet janë pothuajse të njëjta, por tifozët janë më të shumtë në Rumani. Në klubet më të mëdha në Rumani ka kushte shumë të mira. Ekipet si Universiteti i Krajovës dhe FCSB ju ofrojnë të gjitha kushtet e nevojshme.

Vllaznia ka dy-tre lojtarë shumë të mirë, të cilët mund të krijojnë probleme nëse i lini hapësirë. Ata do të përpiqen të luajnë mirë kundër Craiovës. Si çdo skuadër në Shqipëri, edhe Vllaznia do të mundohet të ketë një zotërim më të madh të topit gjatë ndeshjes. Ata nuk do të luajnë me topa të gjatë. Siç e thashë edhe më parë, mendoj se Craiova do ta fitojë këtë ndeshje.

Ka disa lojtarë të mirë te Vllaznia, unë i njoh, por nëse them vetëm tre, pjesa tjetër do të zemërohej me mua. Vllaznia do të luajë pa presion, nuk ka se çfarë humbet. Ata do të luajnë me shpresën se Craiova do të trembet dhe kthehet në mbrojtje. Shqiptarët do të përpiqen që të luajnë futboll se nuk kanë se çfarë humbin. Vllaznia është thuajse në të njëjtin nivel si Laci. Craiova ka tifozeri më të madhe se Vllaznia, por në Shkodër do të vijnë shumë tifozë për të parë ndeshjen. Jam i ndarë mes dy ekipeve, por kam luajtur te Craiova dhe shpresoj që të kualifikohen”, tha Qaka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online