Ka luajtur përkrah Mane dhe Kulibali, Brdaric e pret krahëhapur ish-mbrojtësin e Vllaznisë në Indi: Lojtar model

0

Fallou Diagne e ka gjetur skuadrën e re pas largimit nga Vllaznia. Mbrojtësi kërkonte vetëm që të lihej i lirë nga shkodranët për të vazhduar karrierën e tij jashtë Shqipërisë. Zyrtarizimi ka ardhur te Chenniynin në Indi. Atje e pret krahëhapur edhe Thomas Brdaric, që nuk i kurseu lëvdatat: “Do të na japi shumë siguri në mbrojtje.

Është një lojtar model për disiplinën në ekip. Ka shumë gjakftohtësi edhe në kontrollin e topit”, tha gjermani. Ndërkohë në media, pritshmëria është e madhe për këtë lojtar duke theksuar faktin se në një ndeshje me Kombëtaren e Senegalit kundër Namibas ka luajtur përkrah Kulibali dhe Sadio Mane. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.