E lidhin me Partizanin dhe Vllaznin, Bekim Balaj: Plani i parë nuk është Superiorja! Polonia nuk është si Portugalia që mundëm

Bekim Balaj është rikthyer në Kombëtaren e Shqipërisë duke marrë ftesën e trajnerit Reja pas mungesës me fanellën e kuqezinjëve. Sulmuesi është shprehur i lumtur për ardhjen e tij te Kombëtarja duke thënë se është si në ditën e parë të grumbullimit. Ndërkohë kur flitet për lajmet që qarkullojnë për afrimin e tij në Shqipëri pas largimit nga Sturm Grazi, Balaj konfirmon edhe njëherë se Superiorja nuk është plani i parë.

Rikthimi në Kombëtare dhe miqësoret–  Kënaqësi dhe vlerësim i madh për mua sa herë vesh fanellën e ekipit Kombëtar, sa herë që marr ftesën. Emocioni është i madh, si herën e parë që jam ftuar. Këto ndeshje, edhe pse miqësore, për ne kanë vlerësimin maksimal, pasi edhe kundërshtarët që luajmë, janë thuajse të ngjashëm me ata që kemi në grup dhe kundërshtarët tonë direkt si Hungaria dhe Polonia. Sigurisht, për të gjithë ne, këto ndeshje janë një test para këtyre sfidave dhe përqëndrimi dhe vlerësimi janë maksimal. Duhet të bëjmë më të mirën që të shohim, a jemi apo jo gati për këto dy ndeshje dhe për kundërshtarët që na presin.

Gjendja fizike – Ndihem mirë, e rëndësishme është që nuk kam asnjë dëmtim. Fundi i sezonit, jemi grumbulluar më herët, në mënyrë që të kemi ditë në dispozicion për stërvitje dhe të bëhemi gati në mënyrën më të mirë të mundshme për këto dy sfida.

Kombëtarja e marsit – Mendoj se është konsoliduar grupi pak a shumë. Ndryshimet nuk është se kanë qenë të mëdha. Kemi pasur dy kundërshtarë të lehtë dhe të kalueshëm në letër, siç edhe i morëm pikët maksimale me ato kundërshtarë. Ndeshja me Anglinë, ishte një ndeshje që ndoshta mendohej si e humbur, ashtu edhe ndodhi. Mendoj se deri diku, rezultati ishte i ngjeshur dhe mund të provonim ndoshta më shumë. Por ne nuk duhet të masim forcat me Anglinë, mendoj se sfida të vërteta për ne janë sfidat e ardhshme dhe kundërshtarët tanë direkt në grup. Shohim këto ndeshje dhe këtu duhet të përmirësohemi më shumë.

Sezoni i kaluar dhe e ardhmja – Ndihem shumë mirë, normalisht në futboll, luhatjet e formës, mundësitë e aktivizimit e këto janë thuajse gjithmonë. Unë jam i gatshëm, jo për një apo dy por edhe për më shumë sezone në kampionate të mira.

Ndeshjet e Botërorit – Duhet t’i marrim maksimumin këtij Botërori dhe sigurisht që jemi në lojë dhe ndeshjet dhe kundërshtarët tanë realë i kemi përpara. Të bëjmë më të mirën dhe të bindemi në qoftë se do jemi gati t’i marrim maksimumin këtyre ndeshjeve të Botërorit apo është thjesht një përgatitje për Europianin.

Merkato – Janë zërat e merkatos, të gjithë kanë të drejtën të flasin dhe të komentojnë por në planet e mia nuk është kthimi në Shqipëri për momentin.

Kundërshtarët e grupit të Botërorit – Polonia nuk është si Portugalia e atij viti që luajtëm, por që ndoshta mund të krahasohet me Anglinë e grupit tonë. Kështu që janë kundërshtarë që përballojnë, që do luajnë dhe mendoj që paraqitjet do të jenë të mira, por në fund do jenë pikët ato që do vlejnë më shumë”, u shpreh Balaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online