E lë sërish në pankinë, Tuheli ia bën të qartë Mylerit: Duhet të mësohet me stoli

Tomas Mylet duket gjithnjë e më jashtë projekti t të Tomas Tuhelit. Futbollisti bavarez e nisi sërish nga stoli ndeshjen e fundit në kampionat kundër Verder Bremenit. Një vendim i tillë ka ngritur pikëpyetje mbi rëndësinë që një lojtar me peshë si Myleri ka në planet e Tuhelit. Ky i fundit e ka bërë të qartë në deklaratën pas ndeshjes se çdo lojtar duhet të mësobet me idenë e stolit.

“Kam respekt të madh për Mylerin, por edhe për lojtarët që e nisën ndeshjen në formacionin fillestar. Lojtarë të tjerë ishin gjithashtu në pankinë. Të gjithë duhet të mësohen me faktin se vendime të tilla duhet të merren gjithashtu. Unë e di që Myleri gëzon një status të veçantë në Bayern. Ai gjithashtu e merr atë nga unë. Shpresoj që ta ndiejë atë. E kuptoj debatin, por tashmë flitet paksa shumë për të”, është shprehur Tomas Tuheli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *