E la mesfushorin e Shqipërisë që të ikte, trajneri në “Eredivise” pranon gabimin: Kam marrë shumë kritika

Twente e ka përfunduar sezonin në “Eredivisie” në mënyrë shumë zhgënjyese. Kjo skuadër arriti të merrte vetëm 2 fitore në 19 ndeshjet e fundit, ndërsa u rendit në mesin e tabelës duke mos rrezikuar rënien për shkakun e rezultateve positive që kishte marrë në nisjen e kampionatit.

Ky është njëkohësisht edhe ekipi që zotëron kartonin e mesfushorit të Shqipërisë, Lindon Selahi. Lojtari shqiptar do të dilte papritur jashtë planeve të trajnerit pas sezonit fantastik që kaloi me Tëenten, duke marrë vlerësime të mëdha në Holandë. Për të pasur më shumë minuta në këmbë u arrit edhe marrëveshja që Selahi të kalonte si huazim te Ëillem II. Por së fundmi është trajneri Jans që pranon gabimin e bërë pasi nuk kishte shumë alternativa në mesfushë.

“Mund t’i kishim bërë gjërat shumë më mirë. Kritika më e madhe më ka ardhur se kemi hequr dorë nga tre lojtarë në merkaton e dimrit. Lindon Selahin e ërguam në huazim dhe nuk i jemi përgjigjur mirë situatës. Dy të tjerët thjesht u larguan nga skuadra dhe ne nuk kishim zgjedhje tjetër”, u justifkua trajneri i Tëente, Jans. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online